Lajme
Deputeti Kokaj me ligjëratë të rrallë në Gjakovë: Situata politike në homotetinën e Kuvendit
Demokracia
13:13 | 08 Maj 2023

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, nesër do të ligjërojë në një tryezë në qytetin e Gjakovës, me një temë tejet të veçantë. 

Në tryezën e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Kokaj do të ligjërojë me temën “Situata aktuale politike në homotetinë e Kuvendit të Kosovës”, shkruan Demokracia.com.

Në matematikë, Homotetia është pasqyrim ose transformim i një figure gjeometrike.

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, njihet për fjalimet e tij me gjuhë shkencore.

Ai madje kishte shprehur ambicie për ta dërguar një raketë të vogël në hapësirë. /Demokracia.com/

Të ngjashme