Lajme
Deputeti kanadez kërkon falje pasi u lidh në seancë virtualisht nga tualeti
Demokracia
07:10 | 11 Maj 2022

Share:

Një deputet kanadez ka kërkuar falje për shkak se kishte marrë pjesë në një seancë parlamentare online nga tualeti i tij.

Deputeti liberal Shafqat Ali u kritikua nga një koleg i tij i partisë konservatore të premten, pasi deputetët e kanë vërejtur se prapavija e tij ishte banjo e ndërtesës.

Ky është deputeti i dytë liberal që brenda dy vite kapet në një situatë të sikletshme derisa janë në paraqitje online.

Ali, një ish-tregtar i pasurive të paluajtshme 55-vjeçar, u zgjodh vitin e kaluar për të shërbyer në rajonin veriperëndimor të Torontos.

Ky incident ka ndodhur derisa zhvillohet një debat për një projektligj në Dhomën e Komunave. Ali pas reagimeve të kolegëve të tij kishte thirr në Kuvend dhe kishte kërkuar falje për veprimin e tij, dhe falja i është pranuar, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme