Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, të cilit nuk i dëgjohet zëri pothuajse kurrë në seancat e Kuvendit, ka ngacmuar opozitën me mëngjes lidhur me seancën e djeshme ku Kurti raportoi lidhur me takimin e fundit në Bruksel.
Batusha ka thënë se në këtë mëngjes me shi, mendjen e ka te opozita, derisa ka pyetur “Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!”.
Ndonëse dje kryeministri Kurti e përsoi një disfatë politike nga opozita në Kuvendin e Kosovës, sipas Batushës, ajo e ka kuptuar dje “që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”.