Lajme
Deputeti i VV-së tallet me bordin e shkarkuar të RTK-së
Demokracia
14:35 | 08 Korrik 2021

Share:

Pas minuta pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro shkarkimit të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është tallur me shkarkimin e këtij bordi.

Ai ka shpërndarë një fotografi  në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘Fluturon, fluturon, fluturon… Bordi I RTK-së”. Ku së bashku me të shihen edhe  deputetja Adriana Matoshi dhe Fjolla Ujkani me duar të ngritura.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.

Nga ky bord u shkarkuan: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme