Lajme
Deputeti i VV-së: Nga takimi i nesërm nuk presim asgjë të re
Demokracia
21:17 | 25 Qershor 2024

Share:

Deputeti nga radhët e partisë në pushtet Enver Haliti është shprehur me skepticizëm para takimit të ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Haliti beson se takimi nuk ka gjasa të sjellë përparim të rëndësishëm dhe e sheh atë kryesisht si një gjest lamtumire nga diplomati evropian në largim, Josep Borrell.

“Nesër nga takimi nuk presim asgjë të re. Sepse na tregon e kaluara që në këto takime nuk është de del diçka ty për aty”, tha Haliti.

“Këtë takimin e nesër e shohim më shumë si një ftesë nga Borrelli si një takim lamtumirës, sa i përket pozitës që e ka pasur deri tani. E konsideroj që është një takim lamtumirës, për shkak se ky do të jetë më siguri takimi i fundit i tij në cilësinë që ka për shkak se do të dalin krerët e ri të institucioneve të BE-së pas zgjedhjeve që janë mbajtur”, deklaroi në tej Haliti.

Të ngjashme