Lajme
Deputeti i VV-së nga Kuvendi: Nuk do të dorëzohet Kosova, nuk do të dorëzohet veriu
Demokracia
11:32 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i LV-së, Artan Abrashi, ka dënuar sulmet në veri kundër policisë në veri të vendit.

Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se këto sulme janë terroriste, të cilat po mbështet nga Serbia.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet ndaj këtyre sulmeve

“Nuk do të dorëzohet Kosova, nuk do të dorëzohet veriu”, ka thënë Abrashi.

Ai ka kërkuar unitet nga gjithë spektri politik në raport me gjendje në veri.

“Të gjithë duhet t`i denojmë këto sulme. Pra, duhet të jemi unik. Nuk guxojmë të bëhemi pjesë e agjendave rrënuese ndaj shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Deputeti i LV-së, policit të plagosur dje në veri i ka dëshiruar shërim të shpejt.

Të ngjashme