Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, përmes një statusi në facebook i ka kritikuar partitë opozitarë në lidhje me kërkesën e tyre për formimin e komisionit parlamentar hetimor.
Duke e kritikuar kreun e LDK-së, Abrashi ia ka huqur mbiemrin e Lumir Abdixhikut, që e ka shkruar me “gj” të butë, pra “Abdigjiku”.
“Ngjashëm dhe kolegu i tyre nga LDK, Lumir Abdigjiku, me të njëjtin frymëzim, në mënyrë të paprecedentë mbështet, shtyn e lobon për një kërkesë komplet të paligjshme të dorëzuar në kuvend nga PDK…” ka shkruar Abrashi, përcjellë Insajderi.
Duke i quajtuar “kolaicioon PLAS”, PDK-në , LDK-në , AAK-në dhe, Listës Serbe, Abrashi ka theksuar se, “për fat të keq mbështet dhe ende është në shërbim të elementëve të krimit të organizuar në vend dhe në rajon. Ndaj beteja për shtet të së drejtës është më shumë se kurrë e domosdoshme.”
Postimi i plotë:
“Sot gjatë ditë, dy përfaqësues të grupacionit PLAS, (PDK,LDK,AAK,Lista Serbe) shpalosën edhe një herë një buqetë me shpifje dhe dezinformime.
Kërkesa e PDK e mbështetur nga LDK AAK dhe Lista Serbe për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor nuk është i ligjshëm dhe pikë.
Nëse me të u hetoka qoftë edhe për 1 sekondë diçka që lidhet me Serbinë, çka po bën me ta pra Lista Serbe?
Grupacioni PLAS në Kuvend për fat të keq mbështet dhe ende është në shërbim të elementëve të krimit të organizuar në vend dhe në rajon. Ndaj beteja për shtet të së drejtës është më shumë se kurrë e domosdoshme.
Ngjashëm dhe kolegu i tyre nga LDK, Lumir Abdigjiku, me të njëjtin frymëzim, në mënyrë të paprecedentë mbështet, shtyn e lobon për një kërkesë komplet të paligjshme të dorëzuar në kuvend nga PDK. Çfarë i lidh këta së bashku si më herët dhe tani është vetëm organizimi i të keqes dhe në dëm të interesit publik.”