Lajme
Deputeti i VV-së i përfshirë në aferën e punësimeve në KEK del me lëvdata për Krasniqin e arrestuar
Demokracia
15:08 | 26 Prill 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në fjalën e tij në Kuvend, vazhdoi mbrojtjen e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili gjendet në paraburgim.

Sipas Thaçit, drejtori i KEK-ut, ka ndalur gjakderdhjen më të madhe financiare në Republikën e Kosovës.

‘’E kam thënë edhe në prononcimet e mia për media, po e them edhe tani, se kam qenë dhe jam i brengosur për sigurinë e një personi siç është Nagip Krasniqi, person ky që ka arritur që të ndalë gjakderdhjen më të madhe financiare në Republikën e Kosovës. Ky person ka qëndruar në vijën e parë të përballje më ata që shtetin dhe asetet e tij i shohin si plaçkë lufte, duke i përvetësuar për veten e tyre dhe familjarët dhe shokët e tyre që në përgjithësi janë të lidhura më ish-regjimin. Nëse ka një drejtor në KEK, i cili në prokurori ka deponuar më së shumti lëndë është drejtori i cili gjendet prapa grilave. Për mua është mesazh i qartë nga prokuroria, ai që e lufton zhvatjen dhe keqpërdorimin, dhe e pengon mafinë energjetike do të përfundoj në pranga.’’- ka deklaruar Thaçi.

Sipas tij, mosfunkisonalizimi i bllokut A5 në TCA, është sabotuar nga vet menaxhmenti i i TCA-së më direktiva të opozitës.

“Se ka qenë sabotazh klasike nga ana e menaxhmetit të TCA-së, riparimi i bllokut A5, e them më shumë përgjegjësi, njerëz këtë të shtyre nga opozita. Që nga shtatori vitit 2022, ky menaxhimet i sofistikuar për sabotazh, është kujdesur mirë që riparimi i bllokut A5, të mbetet një projekt i dështuar përgjithmonë. Sipas këtij menaxhmenti, nëse tenderin nuk e fiton operatori që përfitoj qindra miliona euro nga ky termocentral.’’- ka deklaruar ai.

Kujtojmë se deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka lidhje të afërta më drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, pasi që Thaçi ka qenë i përfshirë në aferën e punësimeve në KEK, konkurs i cili u anuluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

 

Të ngjashme