Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes publikon fotografi me Kadri Veselin
Demokracia
22:06 | 04 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka publikuar një fotografi me Kadri Veselin, nga viti 1991.

Përmes një postimi në Facebook, Humolli ka thënë se në këtë foto është bashkë me veprimtarët e kohës nga të gjitha anët e Kosovës.

“Përvjetori i Ali Ajetit  – Viti 1991 – Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës.”

“Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët s’po jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kanë ndryshuar shumë. Falënderoj Rame Vataj për këtë foto!”, ka shkruar Humolli.

Postimi i plotë i Humollit, pa ndërhyrje:

Përvjetori i Ali Ajetit  – Viti 1991

Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës.

Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët spo jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kanë ndryshuar shumë.

Falenderoj Rame Vataj për këtë foto!

Të ngjashme