Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka treguar dallimin në mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Ai ka vlerësuar se i pari është një burrështetas, kurse i dyti një autokrat.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se derisa Rama ka larguar nga partia çdo zyrtar që është akuzuar nga SPAK-u, Kurti i ka mbrojtur të korruptuarit.
“Qe ku është dallimi ndërmjet një burrështetasi, siç është Edi Rama, dhe një ‘duatëjem’ autokrati, siç është deputeti Kurti. Edi Rama e ndërtoi SPAK-un dhe çdo anëtar të partisë që është akuzuar nga ky institucion, e ka larguar nga partia! Albin Kurti, prej atij dillerit të koktejve të drogave e deri të Martini, të madh e të vogël, i ka amnistu. Por, qysh ka thënë Donika, nuk ka kthim mbrapa – deri në centin e fundit!”, ka shkruar Behrami.