Lajme
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pozoi para flamujve të Serbisë në veriun e Kosovës
Demokracia
10:07 | 22 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka pozuar këtë fundjavë para flamujve të Serbisë në veriun e Kosovës dhe i është dukur realitet krejtësisht ndryshe.

Propaganda e Vetëvendosjes për gjendjen në veriun e Kosovës po vazhdon, përkundër dezintegrimit të asaj pjese në qeverisjen e tyre, duke u larguar pjesëtarët e komunitetit serb krejtësisht edhe prej institucioneve të Kosovës, duke i hequr uniformat e Policisë së Kosovës dhe duke u bërë ajo pjesë e vendit krejtësisht e pamenaxhueshme, pa rend e ligj, saqë terroristët serbë arritën të fusin edhe autoblinda serbe pa i parë askush, bashkë me mbi 5 milionë euro armatim të llojllojshëm, shkruan Demokracia.com.

‘’Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë’’, ka shkruar Bajqinovci, në prapavijë të të cilit shihen flamujt e Serbisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme