Lajme
Deputeti i LVV-së këshillon ish-ministrin Vitia: Me qenë si ai nuk isha kthy përsëri
Demokracia
18:39 | 06 Tetor 2022

Share:

Deputetin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Burim Meta, në emisionin Info10, ka këshilluar ish-ministrin Arben Vitia që të mos kthehet më pasi nuk mendon se është koha e tij.

“Nuk besoj që zotëri Vitia, është koha e atij që mund të kthehet, nuk e mendoj, mund edhe të bëhet një gjë e tillë por unë mendoj që po të isha unë në pozicion të tij unë nuk do të kthehesha, për shkak të shumë çështjeve të cilat kanë mbet. Në një qeveri tjetër, në një mandat tjetër po por këtu nuk mendoj. Kemi të bëjmë me aspektin autoritativ.”, tha Meta në Kanal 10.

Ndërsa në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Guxo, Burim Meta i ka kërkuar publikisht kryeministrit Albin Kurti që këtë pozitë të ia kalojë dikujt nga Guxo.

“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?”, ka shkruar deputeti Meta.

LEXO EDHE:

Shtohet apetiti për pushtet i GUXO’s, ia kërkojnë Kurtit publikisht pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Të ngjashme