Lajme
Deputeti i LVV-së ka një mesazh nga Meka
Demokracia
20:25 | 03 Korrik 2022

Share:

“Selam nga vendi i paqes”, është mesazhi i postuar në Facebook nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili po e viziton Mekën për Haxh – një nga praktikat e besimtarëve myslimanë.

Shkuarja e Rrahmanit në Haxh ka ngjallur reagime në vend, duke u përkrahur dhe kritikuar.

Së fundmi për organizimin e shkuarjes në Haxh është kritikuar Bashkësia Islame e Kosovë s(BIK), pasi 5 mijë e 700 euro kushton shkuarja për në Arabinë Saudite – më shtrenjtë se në vendet e tjera si Shqipëria.

Përkundër kësaj mijëra kosovarë kanë shkuar në Qabe për ta kryer këtë ritual fetar.

Haxhi mbaron në ditën e Kurban Bajramit.

Të ngjashme