Lajme
Deputeti i LVV i reagon Gërvalles, përgjigjet ajo
Demokracia
17:00 | 06 Maj 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur konkurs për diplomatë të rinj, pasi që konkursi i kaluar i ishte hedhur poshtë për shkak të shkeljeve ligjore. Mirëpo, konkursi i ri për qytetarët po ka vështirësi në qasje.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

“Rregulloni linqet se asnjëri nuk bën, madja as linku i fundit që te çon te konkurset e hapura”, ka shkruar Korenica.

Reagime kishte edhe nga qytetarët e tjerë.

“Nuk po lejohet qasja në Gjermani”, kishte shkruar një qytetar.

E për këtë, ministrja Donika Gëvalla kishte një pergjigje.

“P.S. Të gjitha ata që nuk iu hapet për arsye gjeografike linku i MPJD-së, mund të hyjnë direkt në faqen e konkursit”, ka shkruar Gërvalla duke e bashkangjitur vegzën e konkursit. ” Dhe pastaj të gjejnë gjuhën e kërkuar”, shtoi ajo. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme