Lajme
Deputeti i Kurtit voton si opozita, kërkon nga pushteti raportim për arrestimin e Nagip Krasniqit
Demokracia
10:48 | 20 Prill 2023

Share:

Vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka mbështetur mocionin e opozitës për debat rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kërkesa për debat u kundërshtua nga deputetët e pozitës, të cilët votuan kundër një raportimi të ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimin e Krasniqit i cili ishte ish-zyrtar i Vetëvendosjes dhe në këtë pozitë erdhi me mbështetjen e tyre, shkruan Demokracia.com.

Ndryshe, deputetët e pushtetit pamundësuan mocionin e PDK-së lidhur me raportimin e ministres Rizvanolli për arrestimin e të emëruarit të Albin Kurtit.

“77 deputetë kanë votuar, për mocionin ishin 32 kurse kundër 45”, tha  kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u shpreh se i vjen keq që nuk kaloi ky mocion.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Ai dyshohet për tri vepra penale duke përfshirë edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme