Lajme
Deputeti i Kurtit i ashpër me Cholletin e Escobarin: “Zajdenica” nuk kalon
Demokracia
10:23 | 30 Janar 2023

Share:

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet dhe Escobar thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.

Pas kësaj ka ardhur reagimi nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Ai ka thënë se “Zajdenica” nuk kalon.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Arbashi në Facebook.

Ndryshe, Emisari i BE-së Miorlav Lajçak, bëri të ditur se u pajtua në mesnatën e së mërkurës me dy funksionarët e VV-së, kryeministrin Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, deklaroi ndër të tjera Lajçak. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme