Lajme
Deputeti gjerman: Pas përjashtimit të Rusisë, Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës
Demokracia
14:53 | 01 Mars 2022

Share:

Anëtari i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në një deklaratë të lëshuar për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky Këshill, është koha që Kosova të bëhet anëtare.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GjEDNj”, ka thënë ai.

Abraham ka thënë se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhet dërguar edhe sinjale të qarta se “ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet”.

Më tutje, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur.

Të ngjashme