Lajme
Deputetët turq nuk kanë vendosur se a do ta votojnë Qeverinë Kurti, kanë kërkesat e tyre
Demokracia
11:55 | 16 Mars 2021

Share:

Dy deputetët e Partisë Demokratike Turke ende nuk kanë vendosur se a do ta votojnë formimin e Qeverisë Kurti, pasi që kanë kërkesat e tyre.

Kjo është konfirmuar nga Fikrim Damka pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, i cili tha se nuk kanë vendosur kushte, por kanë pasur kërkesa, raporton Demokracia.com.

“Sot kemi pasur takim pas ftesës së Osmanit dhe Kurtit, lidhur me krijimin e qeverisë së ardhshme dhe hapat për krijimin e institucioneve. Partia Demokratike Turke i ka dy deputetë, për krijimin e institucioneve do të qëndrojmë në sallë. Nuk kemi vendos kushte, por kemi pasur kërkesa. Sot kemi pasë vetëm një fillim, do të vazhdojmë kërkesat për krijimin e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Damka ka konfirmuar se do të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë presidentin, ndërsa për qeverinë, do të ketë konsultime, raporton Demokracia.com.

“Votat tona për qëndrimin në sallë dhe votimin e presidentes, do të jenë. Nuk kemi vendosur ende se a do ta votojmë qeverinë, sepse vazhdojnë konsultimet”, ka thënë ia.

Kujtojmë se institucionet e vendit pritet që të formohen javën në vazhdim.

Ndërsa, seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën, më 22 mars./Demokracia.com/

Të ngjashme