Anise kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se do të shkohet në pauzë për 15 minuta, deputetët nuk janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, në faqen e Kuvendit nga pamjet direkte shihen të gjitha karrigat e zbrazura, si dhe flamuri kuq e zi që para pak ditësh e kishte vendosur Albulena Haxhiu.
Kjo e fundit, ishte edhe e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosjes për kryeparlamentare.
Ajo mori 57 vota për, 20 kundër dhe tre abstenime. Këtu, befasoi Nisma Socialdemokrate e cila abstenoi, ani se u përfol për një marrëveshje mes dy partive.
Para dy ditësh, Haxhiu kishte deklaruar:
“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant”.