Lajme
Deputetët nuk votuan shumë pika të rendit të ditës
Demokracia
12:36 | 06 Dhjetor 2021
Ilustrim

Share:

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. Vetëm 19 deputetë kanë votuar për, 52 vota ishin kundër dhe 1 abstenim.

Në mungesë të kuorumit nuk u votua as Raporti vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, pasi në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.

Kuvendi nuk miratoi raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020. Vetëm 12 deputetë votuan për, 59 kundër dhe asnjë abstenim.

As Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës për vitin 2020. Vetëm 1 deputet votoi për, 58 ishin kundër dhe 2 abstenuan.

Raporti vjetor Financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, është shtyrë për seancën e ardhshme shkaku i mungesës së kuorumit.

As Raporti vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020 nuk u miratua. Kundër ishin 61 deputetë, ndërsa asnjë deputet nuk votoi për./Demokracia.com/

Të ngjashme