Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen në sallë në seancën konstituive, e cila është thirrur për në orën 12:00.
Ende nuk dihet në do të tejkalohet ngërçi i krijuar të martën lidhur me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
PDK, LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen zyrtare të Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë siç e kërkon ligji, ndërsa ata po insistojnë se dorëheqjen e kanë dhënë përmes një letre njoftuese që Kurti ia dërgoi Komisionit të martën. /Express/