Lajme
Deputetët e zgjedhur të PDK-së regjistrohen në Kuvend
Demokracia
14:58 | 18 Mars 2021

Share:

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë regjistruar në Kuvend për Legjislaturën e Tetë.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga PDK.

Në njoftim thuhet se PDK-ja si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve, shkruan Demorkacia.com

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PDK.

Njoftimi i plotë i PDK-së, pa ndërhyrje:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve.

Faleminderit edhe një herë secilit votues të Partisë Demokratike më 14 shkurt. Besimi juaj është besim ndaj shtetit të Kosovës, prandaj grupi parlamentar i PDK-së do ta mbrojë me të gjitha forcat e tij edhe besimin tuaj edhe shtetin tonë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3858376370875047

Të ngjashme