Lajme
Deputetët e VV-së refuzojnë të debatohet për shtrenjtimin e rrymës, dalin kundër mocionit
Demokracia
12:59 | 20 Janar 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin procedural të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me thirrjen e një debati për të diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në seancë dhe të diskutojnë për këtë çështje.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës propozon një plotësim-ndryshim në lidhje me rendin e ditës së kësaj seance. Si Grup Parlamentar dje kemi paraqitur kërkesë për një debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria e Kosovës rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe këtë debat nuk e kemi menduar për sot, mirëpo duke pasur parasysh sot prezantimin e kryeministrit dhe Qeverisë, konsiderojmë që një çështje e tillë duhet të diskutohet”, ka thënë Tahiri.

Kjo iniciativë e PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme, pasi deputetët e VV-së, të gjithë, votuan kundër. Pro këtij debati ishin edhe deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme