Lajme
Deputetët e VV-së dhe Haxhi Avdyli: Kush e kundërshtoi ligjin që lejon fertilizimin e grave të pamartuara
Demokracia
15:15 | 09 Mars 2023

Share:

As në të dytën herë që është hedhur në votim nuk ka kaluar projektligji i propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bëhet fjalë për projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar, për të cilën Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum.

Ky projektligj nuk kaloi deputetët e koalicionit qeverisës votuan kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.

Madje dy nga këta deputet, Avdyli e Meta, janë edhe mjek me profesion dhe si duket nuk i besojnë shkencës.

Në votim nuk morri pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholli.

Të ngjashme