Analisti Vigan Qorrolli ka thënë se të gjithë deputetët e tjerë të opozitës, që mund të marrin pjesë në kuorumin presidencial sonte, pritet të përjashtohen nga partitë e tyre, përveç Xhavit Halitit.
Qorrolli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se gardiani i moslejimit të shkuarjes në zgjedhje, është Xhavit Halit, dhe sipas tij, Haliti do ta mbronte edhe Kuvendin, edhe Republikën, përcjell Demokracia.com.
“Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës, që mund të marrin pjesë në kuorumin presidencial sonte, pritet të përjashtohen nga partitë e tyre. Përveç njërit. Xhavit Halitit, si themelues i PDK-së, nuk guxon askush t’ia bëjë me nishan se pse po vepron ashtu. Brenda partisë së tij, u mor vesh. Do të vazhdonte të rrinte si opozitar (PDK) në Kuvend, pa ju trembur syri”, ka shkrua Qorrolli.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Te gjithe deputetet e tjere te opozites, qe mund te marrin pjese ne kuorumin presidencial sonte, pritet te perjashtohen nga partite e tyre.
Perveç njerit.
Xhavit Halitit, si themelues i PDK’se, nuk guxon askush t’ia beje me nishan se pse po vepron ashtu. Brenda partise se tij, u mor vesh. Do te vazhdonte te rrinte si opozitar (PDK) ne Kuvend, pa ju trembur syri!
Mund te dale si me i guximshmi; gardiani i moslejimit te shkuarjes ne zgjedhje. Do ta mbronte edhe Kuvendin, edhe Republiken./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/vigan.qorrolli/posts/10157706248191791