Teksa deputetët e opozitës kanë ndezur tymuese në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë në flakë një tryezë.
Gardistët kanë shpejtuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët e Rithemelimit.
Pavarësisht kontrollit nga ana e Gardës, deputetët kanë arritur të fusin tymuese.