Lajme
Deputetët e LVV-së nuk e mbështesin projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve, s’kalon propozimi i PDK-së
Demokracia
19:17 | 07 Qershor 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, prandaj dështoi ky projektligj shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është serioz dhe nuk e ka kalkuluar barrën buxhetore.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar që edhe mazhoranca ta përkrahë këtë projektligj, derisa ka theksuar përkrahjen nga ana e LDK-së.

Qeveria e Kosovës nuk ka paraqitur mendim për këtë projektligj, derisa i njëjti është dërguar në seancë pa mbështetjen e mazhorancës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Të ngjashme