Lajme
Deputetët e Listës serbe erdhën dhe shkuan nga Kuvendi i Kosovës
Demokracia
11:18 | 14 Shtator 2023

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista serbe erdhën në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, por nuk qëndruan gjatë.

Ata qëndruan për pak minuta në sallë, deri sa dhanë nënshkrimin për prezencën e tyre tek zyrtarët e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, deputetët e Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit 2022, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Të ngjashme