Lajme
Deputetët e LDK’së postojnë video nga ndeja e fundvitit, harrojnë ta heqin zyrtarin duhanpirës
Demokracia
16:21 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar pamje nga ndeja e fundvitit. Mirëpo, montimi i këtyre pamjeve – të publikuara në kanalin zyrtar të LDK-së – nuk ishte më i miri. Kjo, pasi që në to është harruar të largohet Altin Kikaj, zyrtar i kësaj partie, duke pirë duhan në ambiente të mbyllura.

Përkundër që pirja e duhanit në ambiente të mbyllura përbën shkelje ligjore, kjo duket që s’po e shqetëson as Kikajn, e as akterë të tjerë të LDK-së.

Në pamjet që ka shpërndarë deputetë të LDK-së nëpër rrjetet sociale, përveç Kikajt që kapet me duhan në dorë, në taketuke shihet se është lënë ndezur edhe një cigare tjetër.

Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.

Mbikëqyrja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit tashmë ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme