Lajme
Deputetët bënë 299 pyetje më 2023, qeveria vetëm 117 përgjigje
Demokracia
20:51 | 28 Shkurt 2024

Share:

Pyetje patën plot e përgjigje asnjë.

Deputetët opozitarë nuk po arrijnë marrin asnjë xhevap nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, si arsyetim që të parët nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Kjo për ligjvënësit nuk është parë në asnjë legjislaturë, pasi siç thonë është instrumenti i vetëm për ta mbajtur përgjegjës ekzekutivin.

Shumë më moti e për më tepër dilema po pret sqarime një tjetër deputete. Sjella e qeverisë është e pa pranueshme për ta. Edhe monitoruesit e tempullit të demokracisë, kritikojnë këtë qasje të pushtetit që sipas tyre tejkalon kompetencat.

Sipas KDI-së, deputetët s’e kanë obligim votimin e marrëveshjeve me jashtë, derisa në vitin 2023 nga 299 pyetje parlamentare epilog morën vetëm 117.

Të ngjashme