Lajme
Deputetë e anëtarë të LVV-së pjesë e protestës së studentëve kundër “Zajednicës”
Demokracia
17:14 | 15 Shkurt 2023

Share:

Protesta e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga deputetë e anëtarë të e njohur të partisë në pushtet.

Pjesë e kësaj proteste janë edhe kryetari i komunës së Podujevës nga LVV, Shpjetim Bulliqi, deputetët Armend Muja dhe Sali Zyba, ish-kryetari i Mitrovicës nga LVV, Agim Bahtiri.

Po ashtu, pjesë e kësaj proteste janë avokati i LVV-së Tomë Gashi si dhe përkrahësi i LVV-së, analisti Rron Gjinovci.

Ndërkohë, Demokracia.com ka publikuar fotografi, ku disa persona dalin nga zyrat e VV-së dhe çojnë pankarta për në protestë. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Protesta e organizuar nga studentët, pankartat kundër “Zajednicës” dalin nga zyra e VV-së

 

Të ngjashme