Lajme
Deponon 340 euro të falsifikuara në bankomat, policia jep detaje
Demokracia
11:33 | 07 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka deponuar 340 euro të falsifikuara në Rahovec.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një zyrtar i bankës, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, në bankomat kishte deponuar 340 euro para të dyshuar të falsifikuara, përcjell Demokracia.com.

“Rahovec, 06.04.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, në bankomat kishte deponuar 340 euro para të dyshuar të falsifikuara”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej në raport thuhet se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./ Demokracia.com/

Të ngjashme