Lajme
Departamenti i Sociologjisë shpreh ngushëllime për studentin e tyre që vdiq dje
Demokracia
14:32 | 23 Korrik 2022

Share:

Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e studentit të këtij departamenti Arianit Kolukaj.

Në një postim të këtij departamenti thuhet se do t’u mungojë guximi, kureshtja e sinqeriteti i studentit Kolukaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen shumë të hershme nga jeta, të Anna (Arianit) Kolukaj. Departameti i Sociologjisë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kolukaj, miqve, komunitetit dhe kolegëve të Annas.  Departmentit të Sociologjisë do t’i mungojë kureshtja, guximi, sinqeriteti dhe çiltërsia e Annës. U prehtë në paqe”, thuhet në postim.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen shumë të hershme nga jeta, të Anna (Arianit) Kolukaj.

Departameti i Sociologjisë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kolukaj, miqve, komunitetit dhe kolegëve të Annas.

Departmentit të Sociologjisë do t’i mungojë kureshtja, guximi, sinqeriteti dhe çiltërsia e Annës.

U prehtë në paqe.

Të ngjashme