Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit godet Vjosa Osmanin, e quan të motivuar politikisht shkarkimin e Valdete Dakës
Demokracia
10:08 | 21 Prill 2022

Share:

Pas Departamentit Amerikan të Shtetit edhe raporti i Human Rights Watch e nxjerr në pah shkarkimin e Valdete Dakës nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Human Rights Watch ka publikuar raportin për vitin 2021 për Kosovën dhe për 100 vende dhe territore të botës në të cilin përmbledh kushtet e të drejtave të njeriut.

Sikurse Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), i cili e ka vënë në pah shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga presidentja Vjosa Osmani, edhe në raportin e Human Rights Watch (HRW), përmendet shkarkimi i Dakës, raporton Demokracia.com.

Edhe ky raport e cilëson vendim politik shkarkimin e Dakës, bazuar në deklaratat e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani e shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, se gjoja ka vepruar në një mënyrë që e ka cenuar rënd pavarësinë dhe integritetin e Komisionit. Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile e quajtën vendimin e Osmanit të motivuar politikisht dhe në raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve thuhej se “Vendimi i Presidentes së Kosovës për shkarkimin e ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve komunale, nuk ka mundur të arsyetohet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit dhe as me arsyet e renditura në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Të dyja vendimet shihen, sidomos nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, si të motivuara politikisht”, thuhet në raport të HRW-së.

HRW thekson se deri te shkarkimi i Dakës ka ardhur si pasojë e vendimit të KQZ-së që të mos certifikohen kandidatët të cilët kanë një vendim final të gjykatës në tre vjetët e fundit.

Në këtë raport, Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë e Departamentit Amerikan të Shtetit, thekson edhe parregullsitë që ka pasur gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë në lidhje me frikësimin që Lista Serbe ia ka bërë komunitetit serb në Kosovë si dhe detyrimin për votim të komuniteteve të tjera, duke krijuar edhe Iniciativën Rome dhe partinë Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq. / Demokracia.com/

Të ngjashme