Lifestyle
Deodoranti juaj mund të shkaktojë kancer gjiri, tregojnë dy studime të reja
Demokracia
18:26 | 18 Tetor 2022

Share:

Debati prej dekadash nëse deodorantët mund të çojnë në kancer gjiri është rindezur në komunitetin shkencor me publikimin e dy studimeve të reja.

Fokusi ka qenë në rolin e aluminit, i përdorur shpesh në deodorante për të reduktuar djersën, i cili mund të veprojë si estrogjeni në disa receptorë të gjirit.

Ndërsa disa studime në të kaluarën kanë thënë se nuk ka asnjë lidhje midis aluminit të përdorur në deodorant dhe kancerit të gjirit, dy botime të reja kanë konfirmuar efektet toksike të kripërave të aluminit të pranishme në deodorantët dhe potencialin e tyre kancerogjen në qelizat e gjirit.

Studimet u kryen nga një grup studiuesish nga Fondacioni des Grangettes dhe Qendra d’Onco-Hématologie në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Çfarë treguan studimet?

Studiuesit bënë një seri testesh në qelizat e lloj brejtësi. Brenda 24 orëve nga ekspozimi, paqëndrueshmëria gjenomike u shfaq në këto qeliza.

Studimet thanë se kjo ndodh gjatë transformimit malinj të shkaktuar nga kancerogjenët dhe për këtë arsye konfirmon potencialin kancerogjen të aluminit në qelizat e gjirit.

Të ngjashme