Lajme
Denoncimi ndaj ish-këshilltarit të Trump: Kërkonte akte seksuale gjatë kohës që fliste në telefon
Demokracia
10:17 | 16 Maj 2023

Share:

Padia e ngritur ditën e djeshme kundër këshilltarit ligjor të Donald Trump nga një ish-punonjëse, Noelle Dunphy, përfshin akuza të rënda kundër Rudy Giuliani.

Ndër të tjera, Dunphy pretendon se ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut e detyroi atë të bënte seks me të, e shantazhoi për ta pushuar nga puna dhe se ai diskutoi me të planin e tij për të fituar para me Trump duke u kryer favore kriminelëve të dënuar në këmbim të 2 milionë dollarëve.

“Ai shpesh kërkonte seks oral kur bisedonte me klientë të profilit të lartë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm Trump.”

Giuliani i kishte thënë Dunphy se i pëlqente të ndodhte ndërsa ai fliste në telefon dhe se këtë gjë e bëri dhe me të. Dunphy u punësua nga Giuliani në janar 2019 si drejtoreshë e zhvillimit të biznesit dhe qëndroi në atë pozicion për 2 vjet.

Ajo pretendon se gjatë punës së saj në kompanitë e Giuliani ishte jashtëzakonisht e ndjeshme emocionalisht për shkak të dhunës në familje që kishte përjetuar, gjë që i dha hapësirë ​​avokatit për të përfituar nga ajo.

Sipas saj, pak pasi u punësua, Giuliani i kërkoi të qëndronte një natë me të në apartamentin e tij në Upper East Side, duke i thënë se do të qëndronte vetë. Punëdhënësi i saj atë natë kërkoi që ajo të pinte uiski me të, duke e bërë atë të dehej.

“Më pas ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po dilte nga dushi. Ai u ul në krevat dhe hoqi pantallonat”, thuhet në deklaratën e saj.

Giuliani e detyroi të kryente seks oral, ndërsa gjithashtu e goditi në fytyrë gjatë aktit, duke i thënë se ishte “e lezetshme”, thuhet ndër të tjera në padi.

“Detyrat e saj atë fundjavë përfshinin t’i sillte uiski sa herë që ai e kërkonte, dhe të zgjidhte ide për intervista, shfaqje dhe seriale të Netflix së bashku.”

Paditësja përshkruan në padinë e saj një mjedis pune plot poshtërim dhe presion nga Giuliani, i cili konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe pilula Viagra.

“Shpesh i kërkonte të punonte lakuriq, me bikini, apo me pantallona të shkurtra me stampa flamuri amerikan, të cilin ia kishte blerë.

Kur ata ishin larg duke punuar së bashku, Giuliani pothuajse gjithmonë i kërkonte asaj që të zhvishej për kamerën. Ai e thërriste shpesh nga shtrati i tij dhe u pa në kamera duke e prekur veten nën çarçafët e bardhë”.

Ankesat e Dunphy përfshijnë jo vetëm ngacmimin seksual dhe diskriminimin gjinor, por edhe mjedisin armiqësor të punës, shkeljen e kontratës dhe shkeljet e ligjit të punës.

Dunphy pohon se ajo vazhdoi të punonte për Giuliani pavarësisht “neverisë dhe trishtimit të saj për atë që po ndodhte”, sepse kishte frikë se do të humbiste pagën vjetore prej 1 milion dollarësh që i ishte premtuar, së bashku me përfaqësimin ligjor falas që ajo kishte rënë dakord. Në fund, siç thekson ajo në padi, shuma që ajo mori nga punëdhënësi i saj në atë kohë nuk i kalonte 12,000 dollarë, pasi Giuliani vazhdonte të shtynte pagesën e saj.

Argumenti që ai përdori ishte se “gruaja e tij e çmendur” (nga e cila ai po divorcohej në atë kohë) dhe avokatët e saj po monitoronin financat e tij dhe do të “shënjestronin” çdo punonjëse femër që dukej se merrte para./abcnews.al

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024