Lajme
Dënohet më tre vite burgim ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Demokracia
15:33 | 01 Mars 2021

Share:

Ish-presidenti francez ,Nicolas Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim, dy prej tyre të pezulluar, për korrupsion.

Sarkozy është shpallur fajtor për shkak se ka provuar t’i ofrojë ryshfet gjyqtarit Gilbert Azibert, duke i ofruar punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacioneve për një hetim kriminal kundër partisë së tij, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Demokracia.com.

Gjykatësi, Gilbert Azibert dhe ish-avokati i Sarkozyt, Thierry Herzog, morën të njëjtin dënim.

Në vendim, gjykatësi në Paris tha se Sarkozy mund të shërbejë një vit në shtëpi me një etiketë elektronike, në vend se të shkojë në burg. Në anën tjetër ish-presidenti pritet të ankohet për këtë vendim të gjykatës.

Sarkozy “e dinte se çfarë [ai] po bënte gabim”, tha gjykatësi, duke shtuar se veprimet e tij dhe të Herzog i kishin dhënë publikut “një imazh shumë të keq të drejtësisë”.

Krimet u specifikuan si shitje me ndikim dhe shkelje e sekretit profesional.

Sarkozy pritet gjithashtu të dalë në gjyq në një çështje të veçantë, nga 17 mars deri më 15 prill, e cila lidhet me të ashtuquajturën çështje Bygmalion.

Ish-presidenti akuzohet për mashtrim të tepruar në fushatën e tij presidenciale në 2012. Ai kishte shërbyer si president që nga viti 2007 , por oferta e tij për rizgjedhje 2012 ishte e pasuksesshme.

Pavarësisht ngatërrimeve të tij ligjore Sarkozy ka mbetur popullor në qarqet e krahut të djathtë, një vit larg zgjedhjeve presidenciale. /Demokracia.com/

Të ngjashme