Lajme
Dënohet me 27 vite burgim ish piloti grek, vrau gruan
Demokracia
09:54 | 17 Maj 2022

Share:

Babis Anagnastopoulos është dënuar me 27 vite burgim. Dënimin do të kryejë në një nga burgjet më famëkeq të Evropës, që gjendet në Greqi. Prindërit e Caroline-s kanë folur për mediat pas dhënies së dënimit.

“Asnjë dënim nuk e rikthen vajzën tonë, por jemi të kënaqur që gjykatësi nuk besoj gënjeshtrat e tij në gjyq. Kur ai të përfundojë dënimin e tij, të cilit shumë njerëz mendojnë se mund të mos i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij reale. Tani që fati i tij është zgjidhur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë përpara. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias. Do t`i vë atë të nënës së saj në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer. Unë do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të”, ka thënë  babai i Caroline-s.

Caroline, 19 vjeç u vra në gjumë nga bashkëshorti i saj pilot. Më pas, vrasësi u përpoq të inskenonte një vjedhje në vilën e tyre dhe dëklaroi se ishin disa hajdutë, që flisnin shqip, të cilët ia vranë gruan. Mashtrimi u zbulua shpejt, por shkaqet që e çuan drejt këtij akti, në prani të vajzës së tyre 11 muajshe, mbeten të paqarta.

Babis u dënua me 16 vjet për vrasjen e gruas së tij dhe 11 vjet e gjysmë për vrasjen e qenit të tyre si dhe mashtrimin e drejtësisë.

Ai do ta vuajë dënimin në Korydallos, burg i sigurisë maksimale, i cili njihet për mbipopullimin, dhunën e bandave dhe strehimin e terroristëve anarkistë. Ai do të kalojë rreth 27 vite pas hekurave dhe nëse reziston do të dalë nga burgu kur të jetë 63 vjeç.

Të ngjashme