Lajme
Dënohet me 150 euro një shofere në Ferizaj, bëri tejkalim në vijë të plotë
Demokracia
13:42 | 06 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 150 euro një shofere në Ferizaj, e cila ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.

“Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, Policia e ftoi qytetaren NJ.E (F/K) e moshës 25 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250  0290/322-
406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

 

 

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024