Lajme
Dënohet me 12 vjet burg prifti ukrainas, ndihmoi Rusinë të gjente objektivat
Demokracia
18:14 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Një prift ukrainas nga një kishë e lidhur me Rusinë është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për ndihmën ndaj Rusisë, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurorët e shtetit thanë se prifti, nga rajoni i Luhanskut, kishte mbledhur informacion mbi pajisjet dhe armët e mbajtura nga ushtria ukrainase që nga mesi i prillit.

“Armiku përdori informacionin për të përcaktuar vendndodhjen dhe për të gjuajtur objektivat”, shkruan ata në Telegram.

Qeveria e Ukrainës është ngarkuar të krijojë një ligj që ndalon kishat e lidhura me Rusinë, sipas asaj që presidenti Volodymyr Zelensky tha se ishte e nevojshme për të parandaluar që Moska të ishte në gjendje të dobësonte Ukrainën nga brenda.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka kryer një seri bastisjesh në famulli që Kievi thotë se mund të marrin urdhra nga Moska. /abcnews.al

Të ngjashme