Lajme
Dënohen me nga 12 vjet dy të akuzuarit për shpërthimin në Zhur, ku mbet i vrarë një polic
Demokracia
10:28 | 19 Shtator 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, duke i dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secilin veç e veç), lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, si pasojë e të cilit kishte vdekur polici S.Th.

Të njëjtit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356, paragrafi 5 (me pasoja vdekjen e një personi), dhe paragrafi 4 (me pasoja lëndime të rënda të më shumë personave) dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit , i akuzuari Badalli është dënuar me burgim unik prej me 12 vitesh. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

Ndërsa Arben Gashi është dënuar me burgim po ashtu në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Të njëjtit Gjykata njofton se i i ndërpritet masa e arrestimit shtëpiak, dhe i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit
ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Të ngjashme