Në informatorin e lëshuar sot nga sajti i FBK-së për javën e 24-të të Superligës së Kosovës, ka rënë në sy dënimi i tre gjyqtarëve.
Gjyqtarët e ndeshjes në mes Pejës dhe Ponte Prizrenit, janë dënuar nga një ndeshje mos-kryerje të detyrës.
Fjala është për gjyqtarët Daut Mehmeti, Elldin Uglari dhe Genc Vitaku.
Përpos referëve të dënuar nga kjo ndeshje është gjobitur më të holla edhe kapiteni i Pejës, Dardan Berisha.
Berisha ka marrë dy gjoba shkak sjellje jo-sportive në bankinë por edhe në ndeshje me vlerë prej 150 euro dhe 100 euro.
Vendime :
Dardan Berisha ( Peja) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 150 euro.
Dardan Berisha ( Peja ) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
Daut Mehmeti, Gjyqtari kryesor I ndeshjes Peja vs Ponte Prizreni, Konform Nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mos kryerje te detyres.
Elldin Uglari, Gjyqtari 1, ne ndeshjen Peja vs Ponte Prizreni, Konform Nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mos kryerje te detyres.
Genc Vitaku, Gjyqtari 2, ne ndeshjen Peja vs Ponte Prizreni, Konform Nenit 54.9 te PG denohet me 1 ndeshje mos kryerje te detyres.