ShowBiz
Dënohen Dj Blunt dhe Real 1
Demokracia
15:59 | 10 Mars 2021

Share:

Dj Blunt dhe Real 1 dënohen me gjobë, pasi kryen veprën penale për posedim të narkotikëve.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Gent Beka, i akuzuari Edon Dedi i njohur si ‘Dj Blunt’,është dënuar me gjobë prej 350 euro dhe gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari tjetër Ilir Zhita i njohur si ‘Real 1’ është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe gjashtë muaj burg.

Prezent ne shpallje te aktgjykimit ishte i akuzuari Dj Blunt, ndërsa mungoi i akuzuari Real 1, transmeton Demokracia.com

Me pëlqimin e të akuzuarve dënimi me burg u është shndërruar në dënim me gjobë prej 600 euro.

Po ashtu, gjykata të njëjtit veç e veç i ka obliguar edhe në pagimin e shpenzimeve gjyqësore dhe paushallin gjyqësor në shumën prej 20 euro si dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje gjykatësi Beka deklaroi se të pandehurit  Edon Dedi i është konfiskuar sasia e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, dhe të pandehurit Ilir Zhita po ashtu i është konfiskuar sasi prej 3.2 gram.

Gjobën të akuzuarit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 30 ditësh. /Demokracia.com/

Të ngjashme