Gazetari Lirim Mehemtaj, ka reaguar pasi Blerim Avdiu u dënua me burgim efektiv në rastin e kërcënimit të Ministrit në detyrë, Faton Peci. Në një koment te gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku, Mehmetaj u shpreh, “Në rastin tim e patën dënu me gjobë, po garant jeta e Pecit vlenë ma shumë”.
Ndryshe, Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi Ministrin në detyrë, Faton Peci.
Avdiu u akuzua se ka kanosur ministrin në detyrë, Faton Peci. Ai në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka pranuar fajësinë dhe i ka kërkuar falje ministrit në detyrë, Faton Peci.
Ndërsa i dëmtuari, Faton Peci, tha se pranimi i fajësisë nuk është alternativë dhe se deklarimin e të akuzuarit, se ka qenë i dehur, nuk e beson.