Lajme
Dënimi i Vuçiq ndaj Rada Trajkoviq vazhdon, e mban të bllokuar qe 18 orë në kufi
Demokracia
16:19 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Rada Tarjkoviq vazhdon të jetë e “e burgosur” e Aleksandër Vuçiqit në kufirin Kosovë -Serbi.

Ajo është ndaluar dje kur ka dashur të hyjë në territorin serb nëpërjket pikës kufitare të Merdares.

Aty i janë marrë dokumentet dhe qe 18 orë nuk po lejohet të vazhdojë tutje.

“Ende jam në pikëkalimin administrative. Vetëm ta dini. Tash e 18 orë”. Për ndalimin e saj aty ka pasur një varg reagimesh përfshirë edhe Kryeministrin Albin Kurti.

Trajkoviq ka bërë me dije se aty është lënë pa ujë ndërkohë që I nevojiten edhe ilacet. Trajkoviq, ka thënë se medikamentet do t’ia dërgojë Ministri Nenad Rashiq këshilltare e të cilët është ajo.

Të ngjashme