Lajme
Dënimi i personave që kërcënuan deputetët, Çitaku: Llumi në rrjetet sociale është ushqyer me vite
Demokracia
15:20 | 09 Gusht 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi gjykatat kanë dhënë disa dënime për individët nga diaspora që kishin kërcënuar disa deputetët të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se llumi dhe helmi i madh që po shpërfaqet në rrjetet sociale është ushqyer me vite në shoqërinë tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se shpreson që dënimet që këto dënime të frenojnë sadopak vrullin e llumit që po del në sipërfaqe çdo ditë.

“Këto ditë ishim dëshmitarë të disa proceseve në Gjykata ku në cilësinë e të akuzuarve ishin persona që kishin kërcënuar me jetë Deputeten Musliu, ish Kryeministrin Hoti dhe Deputeten Musliu-Shoshi. Në të trija rastet, të pandehurit kërkuan falje, deklaruan se janë penduar, se nuk e kanë menduar atë që e kanë thënë. Llumi dhe helmi i madh që çdo ditë shpërfaqet në rrjetet sociale është produkt i polarizimit ekstrem që me vite është ushqyer në shoqërinë tonë. Grupe të organizuara në rrjete sociale i kanë bërë gjyqin publik, kanë përbaltur, denigruar dhe kërcënuar secilin që ka guxuar të mendojë ndryshe nga lideri suprem”, ka shkruar Çitaku ndër të tjera.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë mërgimtarin nga Gjermania, Reshat Sadikun i cili kishte kanosur ish-kryeministrin, Avdullah Hoti në rrjetin social “Facebook”.

Dënimin më gjobë i akuzuari obligohet që ta paguajë në dy këste në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Para tij, u dënua edhe mërgimtari nga Zvicra, i cili përmes telefonit e kishte kërcënuar deputeten Musliu.

Maloku, dje nga Gjykata Themelore në Prishtinë u dënua me 6 muaj burgim, të cilën mund ta zëvendësojë në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, me pëlqim të të akuzuarit, mirëpo deputetja e PDK-së e vlerësoi si dënim të ulët, ndërsa paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime tjera të nevojshme për ta kundërshtuar.

Të ngjashme