Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.
Dendias gjatë një konference për media në Prishtinë, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare, ka theksuar se është rëndësishme të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Tutje ai tha se vizita e tij nënvizon rëndësinë që ka për Greqinë rajoni dhe bashkëpunimin e afërt me Ballkanin Perëndimor.
“Në analizat tona të fundit BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk duhet lejuar palët e treta që ta shfrytëzojnë rastin për destabilizim. /Demokracia.com/