Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë i ka vënë shiritin e mbylljes spitalit ”Sante Plus”.
Shiriti i bllokimit të këtij spitali u vendos dy ditë më parë, (12 Tetor), nga Inspektorati Shëndetësor. Vendimi për mbylljen e këtij spitali ka ardhur pas denoncimeve të shumta nga pacientë të ndryshëm, kryesisht për rimodelimin e barkut dhe heqjen e tepërt të dhjamit në zonat abdominale.
Mësohet se Drejtuesit e këtij spitali tentuan ta hapin sërish institucionin shëndetësor me pretendimin se është paguar gjoba, por inspektorati Shëndetësor i rivuri shiritin sërish dje (13 Tetor).
Në rast se do të ketë ripërsëritje të prekjes së shenjave nga ISHSH ndaj spitalit do të ketë një kallëzim penal./Express./