Lajme
Dëmtoi kompaninë në vlerë mbi 20 mijë euro, ndalohet i dyshuari
Demokracia
18:24 | 26 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës e ka ndaluar një të dyshuar për dëmtimin në vlerë financiare mbi 20,871.24 euro të një kompanie private në Gjilan.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, i personi në fjalë ka qenë punonjës i kompanisë të cilën e ka dëmtuar.

“Ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Të ngjashme