Lajme
Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës
Demokracia
11:05 | 22 Nëntor 2022

Share:

Sektori për Transport dhe Trafik në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se nga stacioni policor janë informuar për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë.

Kjo për shkak të dëmtimit të urës e cila siç shihet në fotografi përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të dhe si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë.

Të ngjashme